E FUNDIT/ “Futbolli nuk është boks”! Egbo tregon problemet e brendshme të Young Boys dhe Muçën: Një trajner në Nigeri ka thënë…

Egbo kërkon që të plotësojë dëshirën e tifozëve të Tiranës për ta dërguar këtë ekip në grupet e “Europa League”. Në konferencën për shtyp përpara këtij takimi, trajneri i bardhebluve është shprehur se futbolli nuk është boks dhe në fushë do të fitojë ekipi që bën më pak gabime. Gjithashtu theksohet se preferenca e Young Boysit ishte “Champions League” dhe kjo i bën më pak të movituar në “Europa League”.

“Normale që është një ndeshje historike pasi është hera e parë që Tirana e gjen veten në “Play Off”. Do t’i them djemëve që ta shijojnë dhe do të kërkojmë që të marrim atë që na takon. Young Boysi është pak më i avantazhuar pasi ka luajtur në kampionat, por nga ana tjetër ndeshjet që kemi bërë ne në Europë na ka dhënë më tepër besim. Nuk do të futemi me frikë në fushë, do të luajmë si në pjesën e dytë ndaj Tbilisit dhe ndaj Zvezdës. Në presion është Young Boys, jo Tirana.

Do të përpiqemi që të mos bëjmë shumë gabime, le të jetë Young Boysi që do të bëjë gabime dhe ne duhet të përfitojmë. Futbolli nuk është si boks, një kundër një, por 11 kundër 11. Ajo që duhet është që ne të japim më të mirën si grup. Young Boysi ka probleme brenda vetes, kërkonte që të futej në grupet e “Champions League” dhe prandaj nuk ka shumë motivim në grupet e “Europa League”.

Largimi i Muçës? U thashë djemëve se kështu është jeta, vjen një moment që do të ndryshosh vendin, do të ndërrosh punën. Iku në mënyrë paqësore, pa na hapur probleme dhe e vendosi vetë. Një trajner në Nigeri më ka thënë që nuk mund të vazhdojnë njëzet futbollistë për njëzet vite. Tirana është i vetmi ekip dhe përfaqësues i Shqipërisë në Europë”, u shpreh Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online