E pyesin nëse e meritonte fitoren me lojën e zhvilluar, Di Biaxho: Pse nuk ma bënit këtë pyetje edhe dy javët e para? Mos harroni, vijmë nga Kategoria e Parë

Dinamo ka marrë më në fund fitoren e parë në “Abissnet Superiore”. “Nëndetësja” ka mposhtur Kukësin në javën e tretë të kampionatit. Një trepikësh që shijon më tepër për Dinamon, duke ditur se goli i fitores 2-1 erdhi në minutën e 11 të shtesës. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë përshtypjet e tyre të para për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Di Biaxho (Dinamo): “Ishte fitore e rëndësishme, thelbësore. Vijmë nga dy ndeshje që kishim prodhuar shumë në fushë dhe nuk kishim marrë asgjë. Kështu që jemi shumë të lumtur. Një ndeshje e ndërlikuar, e vështirë. A ishte rezultati i duhur? Më falni, por këtë pyetje nuk ma ke bërë në dy ndeshjet e para. Por po ma bën sot. Do të më pëlqente të ma bëje në dy ndeshjet e para, do të kisha dhënë një përgjigje ndryshe. Debati mes të luajturit mirë dhe të luajturit keq ha diskutim. Kemi luajtur mirë në dy javët e para dhe nuk kemi marrë pikë. Të mos harrojmë se është një skuadër që vjen nga Kategoria e Parë”.

Nica (Kukësi): “Ajo që më la shije të hidhur është goli i fundit. Arbitri dha një korne të paqenë. Te goli nuk kam parë që të hipi lojtari me dy duar mbi qendërmbrojtësin. Nuk e di, nëse jam i nxituar, ta gjykojnë specialistët që janë në studio. Futbolli duhet të jetë i pastër, të krijohet besueshmëria. Nuk mund të merret përsipër të injorohet futbolli. Duhet të jemi më objektivë. Të shohim kush gabon dhe të merren masat”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online