“Arbitri dhe korne të paqenë te goli i dytë”, Nica bën përgjegjës gjykimin për humbjen: Hipi lojtari me dy duar mbi qendërmbrojtësin

Dinamo ka marrë më në fund fitoren e parë në “Abissnet Superiore”. “Nëndetësja” ka mposhtur Kukësin në javën e tretë të kampionatit. Një trepikësh që shijon më tepër për Dinamon, duke ditur se goli i fitores 2-1 erdhi në minutën e 11 të shtesës. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë përshtypjet e tyre të para për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Nica (Kukësi): “Ajo që më la shije të hidhur është goli i fundit. Arbitri dha një korne të paqenë. Te goli nuk kam parë që të hipi lojtari me dy duar mbi qendërmbrojtësin. Nuk e di, nëse jam i nxituar, ta gjykojnë specialistët që janë në studio. Futbolli duhet të jetë i pastër, të krijohet besueshmëria. Nuk mund të merret përsipër të injorohet futbolli. Duhet të jemi më objektivë. Të shohim kush gabon dhe të merren masat”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online