Mançester Junajtid vijon me fitoret, teksa ka triumfuar ndaj Riding pastër 2-0, duke kaluar më tej në “FA Cup”. “Djajtë e kuq”, janë mjaftuar me dy golat e shënuar në pjesën e parë, për të likuiduar ekipin që luan në Championship dhe për të marrë fitoren e pestë radhazi me në krye Ole Gunar Solskjaer.
Huan Mata dhe Romelo Lukaku ishin autorët e golave, ku spanjolli shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 22-të, ndërsa belgu shënoi në minutën e katërt shtesë të pjesës se parë. Lukaku konfirmon momentin e mirë, ku shënoi golin e tretë në tre ndeshjet e fundit. Fraksioni i dytë, u administrua mjaft mirë nga “djajtë”, të cilët e mbyllën sfidën me shifrat 2-0.
Ndërkohë, në sfidat e tjera, Uest Hemi kaloi pa probleme Birmingemin me rezultatin 2-0, me gola të Arnautoviç dhe Keroll. Brajton surprizoi Bornmuthin në shtëpi 1-3, duke e thelluar akoma më shumë krizën e javëve të fundit për ekipin e Edi Hauit.
Bornmuth 1-3 Brajton
Bërnlej 1-0 Barnslej
Manccester Junajtid 2-0 Riding
Shefild Uednesdej 0-0 Luton
Shreusburi 1-1 Stok Siti
Uest Brom 1-0 Uigan
Uest Hem 2-0 Birmingem