Java e 17-të e Kategorisë së Parë është e parafundit për fazën e dytë. FSHF-ja ka menduar që si zakonisht shumica e ndeshjeve të zhvillohen ditën e shtunë, datë 16 shkurt 2019. Dy takime janë planifikuar për ditën e diel, kokretisht Bylisi-Tomori dhe Lushnja-Besa. Nisur nga vendosja e 10 çifteve në këtë javë, tetë prej tyre do të luhen në fushat e skuadrave që kërkojnë mbijetesën.
Në Grupin A, Vllaznia do të luajë në transfertë me Vorën e fundit në këtë grup, një sfidë që për vorakët ka vlerë mbijetese. Burreli pret në fushën e tij Veleçikun. Në Shënkoll do të jetë një transfertë e vështirë për Erzenin dhe po kështu transferta e Besëlidhjes në Fushë-Krujë me Ilirinë vendase. Në takimin Korabi-Dinamo, që do të luhet në Peshkopi, favoritë janë dibranët për një trepikësh që do t’u jepte më shumë siguri për të qenë pjesë e pesë skuadrave të para në këtë grup.
Në Grupin B, të dielën Bylisi pret Tomorin në “Adush Muça”. Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve një javë më parë, ndërsa Besa luan në transfertë me Lushnjen në të njëjtën ditë dhe orar. Një ndeshje që do të përcaktojë shumë për renditjen e tyre. Takimi Turbina-Egnatia do të zbardhë enigma për të dyja skuadrat, ndërsa në Fier do të jetë sfida Apolonia-Orikumi që i ndan skuadrat në pozicionet e tyre për pesëshen e parë, ose të dytën në këtë grup. Elbasani-Pogradeci luhet të shtunën dhe kjo ndeshje nga elbasanllinjtë vlerësohet sa gjithë sezoni.
AGRON KAJA
KATEGORIA E PARË – Java 17
GRUPI A
Datë 16 shkurt 2019
Burreli-Veleçiku 14:00
Vora-Vllaznia 14:00
Korabi-Dinamo 14:00
Iliria-Besëlidhja 14:00
Shënkolli-Erzeni 14:00
GRUPI B
Datë 16 shkurt 2019
Turbina-Egnatia 14:00
Elbasani-Pogradeci 14:00
Apolonia-Oriku 14:00
Datë 17 shkurt 2019
Bylis-Tomori 14:00
Lushnja-Besa 14:00