E Para dhe e Dyta në program 11 ndeshje, ja kalendari

E Para vijon garimin dhe sot luhen tre ndeshjet e tjera, të gjitha të grupit A. Vllaznia-Besëlidhja është sfida më interesante e ditës dhe luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Në pesëshen e dytë zhvillohen dy beteja mbijetese, ku Vora e vendit të fundit pret Burrelin dhe Iliria skuadrën e Shënkollit.

KATEGORIA E PARË / Java 21  

Grupi A / Play-off
E dielë, 31 mars 2019, ora 15:00
Vllaznia-Besëlidhja

Grupi A / Play-out
Vora-Burreli
Iliria-Shënkolli

Në Kategorinë e Dytë sot luhen të gjitha sfidat e Grupit B dhe nisur nga rivaliteti në renditje, kryendeshja Shkumbini-Devolli është një finale për vendin e parë. Në ndeshjet e tjera, Naftëtari pret në Kuçovë skuadrën e Këlcyrës, një sfidë mbijetese për kuçovarët. Përmeti luan në transfertë me Delvinën, ndërkohë janë në plan edhe Skrapari-Butrinti e Memaliaj-Maliqi.

Albpetroli duket si më i favorizuar në përballjen me Tepelenën, një mundësi për të shkurtuar diferencën e pikëve me skuadrat kryesuese. Ende nuk ka konfirmim nëse do të luhet ndeshja Termi-Gramozi, pasi në javën e kaluar tiranasit nuk u paraqitën në ndeshjen me Memaliajn dhe e humbën në tavolinë 0-3. Në Grupin A luhet vetëm ndeshja Ada-Gramshi.

KATEGORIA E DYTË / Java 19

Grupi A
E diel, 31 mars 2019
Ada-Gramshi              15:00

Grupi B
E diel, 31 mars 2019
Delvina-Përmeti          15:00
Shkumbini-Devolli      15:00
Naftëtari-Këlcyra        15:00
Term-Gramozi             15:00
Albpetrol-Tepelena     15:00
Skrapari-Butrinti         15:00
Memaliaj-Maliqi          15:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *