E papritur/ Zbulohet arsyeja se përse Vincent Kompany nuk vjen në Shqipëri, thirret lojtari i gafës së Bajernit me vetëm 24 orë

Disa të papritura vijnë nga lista e Anderlehtit përpara ndeshjes që do të zhvillojnë ndaj Laçit në turin e tretë të “Conference League”. Për ta nisur me kryesoren, teksa trajneri Vicent Kompany nuk do të vijë në Shqipëri si trajneri i ekipit belg. Në vendin e tij do të jetë ndihmësi Craig Bellamy.

Por përse ka ndodhur një gjë e tillë? Sipas asaj që raportojnë mediat belge, Anderlehti nuk do të marrë rrezik për dënim të mundshëm. Kompany nuk e ka ende diplomën Pro Licence, megjithëse mjafton të rregjistrohesh për kursin për të qenë brenda rregullave.

Te skuadra belge kanë menduar për të sjellë Bellamy që të jenë të sigurtë për gjithçka. Nga ana tjetër është lojtari i gafës së madhe të Bajernit ndaj Ajaks, Zirkzee, që vjen në Shqipëri. Një tjetër e papritur kjo për shkakun se talenti bavarez është zyrtarizuar vetëm në ditën e djeshme si huazim te Anderleht. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online