“Nuk do të jetë Laçi si problem për Anderleht”! Rudi Vata flet në Belgjikë: Vetëm Mazrekaj krijon rrezik, do zinin vendet e fundit në…

Një emër i njohur për futbollin shqiptar që ka drejtuar edhe ekipin e Mouscron në Belgjikë, Rudi Vata, ka folur për mediat e këtij vendi përpara ndeshjes që Anderlehti do të ketë ndaj Laçit. Teksa belgët kërkojnë më shumë njohuri për ekipin që do të përballen, Vata i tregon se nuk do të kenë aspak problem në fushën e lojës.

Sipas asaj që raporton “Anderlecht Online”, është veçuar vetëm Mentor Mazrekaj si lojtari që mund të krijojë më tepër probleme te rivalët. “Laçi nuk ka emra të mëdhenj, por janë prezent në Europë prej 20 vitesh. Nuk kanë shumë buxhet, por menaxhohet mirë nga presidenti. Situata politike e vendit ka ndikuar shumë edhe në futboll.

Ekipet më të mira në Shqipëri do ta kishin të vështirë që të renditeshin në vendet e fundit të kampionatit në Belgjikë. Laçi nuk do të jetë problem për Anderlehtin, por duhet llogaritur që nuk kanë se çfarë të humbasin në një ndeshje të tillë. Mentor Mazrekaj bën diferencën dhe mund të krijojë rrezikshmëri”, ka thënë Vata. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online