E papritur, mbrojtësi madrilen drejt Serie A

Reali i Madridit ka bërë shumë afrime dhe Eder Militao është një nga të shumtët. Ardhja e mbrojtësit brazilian duket se do të pasohet nga një largim. Mediet spanjolle raportojnë se Naço Fernandes është shumë pranë largimit nga “Los Galaktikos”.
Madrileni ka që në vitin 2013 që aktivizohet me ekipin e parë të Realit, por duket se gjithçka do të marrë fund këtë verë. Naço ka treguar probleme kohët e fundit dhe dëmtimet kanë ndikuar shumë në formën e tij. Paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit miqësore nuk kanë bindur.

Kështu Naço mbetet zgjedhje e tretë në mbrojtje. Kjo është e papranueshme nga ai dhe largimi është shumë pranë. Roma interesohet për 29-vjeçarin. Largimi i Manolas i detyron italianët të sjellin një mbrojtës cilësor. Bëhet fjalë për një operacion pre 20 milionë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *