Ditën e sotme, futbolli anglez përsëri nuk njeh pushim, teksa po luhen ndeshjet e vlefshme për raundin e 1/32-ave në “FA Cup”. Pas Totenhemit, Mançester Junajtid dhe Çelsit, radhën e ka të zbresë në fushë një tjetër ekip “big”.
Arsenali do të përballet në transfertë ndaj Blekpulit në orën 18:30. Të paktën ky është orari zyrtar, që është programuar takimit për t’u luajtur, pasi ka një mundësi që ndeshja të shtyhet për t’u luajtur pak më vonë. Arsyeja e kësaj vonese, është sa e çuditshme aq edhe qesharake.
Një tifoz i vendasve të Blekpulit ka hipur në majë të autobusit të Arsenalit dhe nuk pranon të zbresë nga aty. Një veprim mjaft i çuditshëm nga tifozi anglez, të cilët njihen për çmenduritë e tyre, por diçka të tillë zor se e kishim dëgjuar.