E pabesueshme/ U rrëzua teksa po stërvitej, ndërron jetë arbitri i njohur që pak ditë më parë vendosi drejtësi te PSG

Ndahet nga jeta mbrëmë në moshën 42-vjeçare arbitri francez Johan Hamel. Gjyqtari i njohur pësoi një goditje të rëndë në tru dhe fatkeqësisht nuk pati asnjë mënyrë për ta shpëtuar.

Hamel po stërvitej si çdo ditë. Ai nuk donte të dilte nga forma pavarësisht se po shkonte në pushim dhe gjatë stërvitjes thjesht u rrëzua dhe doli se pësoi një goditje të rëndë nga e cila nuk kishte si ta shpëtonte.

Hamel arbitroi ndeshjen e tij të fundit më 6 nëntor. Ishte një duel mes Lille dhe Rennes ku ai tregoi pesë kartonë të verdhë dhe një të kuq.

Gjatë kësaj fundjave, ai ishte në krye të dhomës VAR në ndeshjen mes PSG-së dhe Auxerre (5:0) dhe kjo ishte detyra e tij e fundit para pushimit për Kupën e Botës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online