E pabesueshme/ Më keq sesa Lukaku te Chelsea! Erling Haland hyn në histori, dha vetëm 2 pasime gjatë gjithë ndeshjes te Manchester City

Erling Haaland luajti nga minuta e parë në fitoren e Manchester City kundër Bournemouth. Sulmuesi norvegjez nuk shënoi në fitoren e arritur me shifra 4-0, por dha një asist për golin e hapjes së Ilkay Gundogan.

Shumë pyesnin nëse Haaland do të përshtatej në filozofinë e lojës së Pep Guardiolës, i cili në të kaluarën shpesh luante pa një sulmues klasik. Haaland, si një përforcim dhe golashënues i madh, duhet të luajë, por statistikat e ndeshjes kundër Bournemouth dëshmojnë se sulmuesi nuk u përshtat në mënyrën e duhur.

Kështu, në 74 minuta të luajtura, futbollisti 22-vjeçar realizoi vetëm dy pasime. Asnjë lojtar në epokën e Pep Guardiolës te Manchester City nuk ka pasur më pak pasime. Mirëpo, edhe një pasim i kompletuar i ka mjaftuar sulmuesit norvegjez për të dhënë një asistim në ndeshjen e sotme, ndërsa te pasimi i dytë ka marrë edhe një goditje, që më vonë e largoi nga fusha. Ndërkohë rrjetet sociale kanë shpërthyer duke e krahasuar Haland me periudhën e keqe të Lukakut te Chelsea. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online