E pabesueshme/ Ish-sulmuesi i Kukësit i shënon 3 gola me kokë nga stoli, tronditje dhe përmbysje e madhe kundër Astanës dhe Bitrit

Eneo Bitri po përjetonte momentin më të mirë në karrierë teksa po tregonte vlerat e tij edhe me Astanën. Një prej ekipeve më të mira në Kazakistan dhe që njëkohësisht ka parë edhe grupet e “Champions League”, por këtë herë ndodhej në “Conference League”. Mbrojtësi i ardhur nga Partizani veshi menjëherë kostumin e heroit për të shënuar në minutat e fundit. Falë realizimit të tij erdhi mposhtja e Aris, ndërsa arriti të barazonte në fund edhe kundër Kups.

Finlandezët po fitonin në shifrat 1-0 derisa Bitri lëshoi predhën nga distanca për të barazuar gjithçka në 1-1. Teksa pritej që Astana të kalonte në “Play-Off” të “Conference League” për t’u ndeshur me Union Berlin, ndodhi çudia. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 2-0 në ndeshjen e kthimit për kazakët që dukej të kishin një mision të lehtë kualifikimi, ndërsa Bitri gjendej në fushë si titullar. Derisa në minutën e 46 ka hyrë në fushë ish-sulmuesi i Kukësit që dikur u largua si i pavlerë, Rangel.

Futbollisti brazilian arriti që të ngushtonte diferencat në minutën e 53 duke gjetur rrjetën pas goditjes me kokë. Për të mbyllur edhe njëherë llogaritë mendoi Barsegyhan që i dërgoi shifrat në 3-1 për Astanën. Llogaritë duhej të ishin mbyllur, por jo për Rangel. Ish-sulmuesi i Kukësit shënoi edhe dy gola të tjerë me kokë në minutën e 61 dhe 74 duke tronditur tërësisht Astanën. Skuadra kazake ishte e pafuqishme për të vazhduar lojën duke marrë goditjen e fundit nga ana e Ikaunieks që mbylli gjithçka për përmbysjen në 3-4. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *