“E njoh Partizanin, isha i sigurt që nuk pësonim”! Gëzim Krasniqi i kthehet sërish Gjicit: Sa xhelozi, fiksim e kam të rrahim njëherë Kukësin

Erzeni është surpriza më e bukur e Superiores. Kjo skuadër po merr rezultate mbreslënëse në elitën e futbollit shqiptar. Ndërkohë jo pak debate janë krijuar nga kjo skuadër për shkakun e deklaratave të Safet Gjicit. I ftuar në “A2 Cnn” ishte kapiteni i skuadrës, Gëzim Krasniqi, që mes të tjerash tregon se dëshira më e madhe është që të mundi Kukësin.

“Objektivi i klubit është që të qëndrojmë në Superiore, por pastaj do të shohim se çfarë do të dali përpara. Ka një lloj xhelozie ndaj nesh, që nuk e kuptoj pse. Nga java në javë mezi presin që ëne të gabojmë dhe të ulemi poshtë. Në Shijak të mbajnë në ajër, janë shumë dashamirës të futbollit.

Asnjë se besoi fitoren me Partizanin. Unë ia thashë skuadrës para takimit. Kam luajtur 4 sezone e gjysëm për Partizanin, e njoh shumë mirë dhe i them djemëve: “Ju lutëm bëjini gol, se nuk do të pësojmë gol. Vetëm kaq bëni”, tha Krasniqi. I pyetur nga gazetarja se kë skuadër kërkon të mund, Krasniqi nuk kishte dyshime: “Fiksim e kam ta rrahim njëherë Kukësin dhe Egnatian, se s’bën”, përfundoi kapiteni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online