VIDEO/ Myrto Uzuni lë pa fjalë edhe UEFA-n me super golin me Shqipërinë, sikur të ishte goli i fitores!

Myrto Uzuni realizoi një perlë të vërtetë në ndeshjen kundër Izraelit. Me topin në ajër, sulmuesi vendosi të godas menjëherë drejt portës. Shumëkush nuk e kuptoi mirë se ku kishte përfunduar sfera, ndërsa Uzuni nisi të festojë. Aty e mësuam se në fakt lojtari i Granadas kishte realizuar një super gol apo siç e pranoi edhe vetë në intervistë, një prej më të bukurit që ka realizuar ndonjëherë në karrierë.

I ardhur ky me fanellën e Kombëtares do të thotë shumë për të thyer atë mallkim të mëparshëm. Jo vetëm shqiptarët, por edhe UEFA ka ngelur “pa fjalë” me këtë realizim, duke i dhënë shpërndarje në kanalin e saj zyrtar. Koha për ta shijuar së bashku, por me keqardhjen e madhe të gjithë janë në të njëjtin mendim: “Sa keq, imagjinojeni për një moment sikur ky të ishte goli i fitores”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online