Kristian Panuçi debuton me fitore dhe në fund të ndeshjes, për RTSH, u shpreh: “Lojtarët ishin të aftë seriozë. Nuk ishte e lehtë, natyrisht kjo na bëri të kishim pak tension, pasi nuk po gjenim golin. Skema 4-3-3 do të përsëritet me Maqedoninë? Do të provojmë gjithmonë të luajmë futboll, 2, 3 apo 4. Nuk dua topa të gjatë, por pasime të shkurtra”. Por, a bëri Panuçi rotacion në prag të sfidës ndaj Maqedonisë, duke parë formacionin? “Të shohim se si do të rikuperojnë, por diçka do të ndryshoj. Jemi në moment të veçantë të sezonit, është fillimi”. Spanjë-Itali apo Izrael-Maqedoni, cilin do të shihni? “Do të shoh Maqedoninë, sepse ajo më intereson”.