E ndaloi Arlind Ajetin pas super ndeshjes, presidenti i ekipit të Turqisë tregon se çfarë bisedoi me mbrojtësin e Shqipërisë

Klubi turk Adana Demirspor u kualifikua në turin e tretë të Conference League me një gol në minutën e 94-të kundër Cluj.

Pas ndeshjes është parë një nga skenat e rralla në futboll. Presidenti i ekipit turk, Murat Sancak, është afruar më pas te lojtari më i mirë i Cluj në fushën e lojës, Arlind Ajeti. Sancak ishte i impresionuar nga mbrojtësi i Shqipërisë.

Pasi e ka takuar dhe i ka treguar idenë e tij për ta transferuar, presidenti i Demirspor ka parë edhe njëherë për siguri emrin e shënuar në fanellë te Arlindi dhe i ka thënë drejtorit sportiv të ekipit: “Ne duhet ta marrim këtë lojtar”.

Ndërkohë ishte vetë presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak, që ka treguar për median turke “Photomac” se çfarë ka biseduar me mbrojtësin e Shqipërisë. “E pyeta Arlind Ajetin nëse donte të vinte te ne. Më pas thirra drejtorin sportiv, Gokhan Gokturk dhe i thashë që të merrej me këtë punë. Tani duhet ta shohim si do të shkojë”, tha presidenti i Demirspor. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online