“E meriton Durrësi, ndoshta edhe më parë”! Armand Duka: E nisa ditën sot me konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e stadiumit të ri

Armand Duka ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale sa i përket konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e stadiumit të ri në vendin tonë. Kreu i FSHF është shprehur se Durrësi e meritonte edhe më parë një gjë të tillë, por asnjëherë nuk është vonë në kohë. Për më tepër Duka ndien krenari se Shqipëria do të jetë vendi më i mirë në rajon sa i përket infrastrukturës sportive.

“E nisa ditën sot në qytetin tim, Durrës, me konkursin ndërkombëtar të ndërtimit të stadiumit të ri. E meritonte mbase dhe më parë ky qytet një ambient prestigjoz por asnjëherë nuk është vonë. Jam i bindur se ky investim i rëndësishëm sportiv që po merr udhë do të jetë një tjetër histori suksesi për infrastrukturën futbollistike në vendin tonë. Ndihem krenar që me përfundimin e këtyre stadiumeve do të jemi vendi më i mirë në rajon sa i përket infrastrukturës sportive të futbollit”, u shpreh Duka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online