Dy timionerët e ekipeve të kryeqytetit, ja arsyeja se pse Orges Shehi dhe Kolela janë për t’u duartrokitur në Superiore

Të drejtosh Tiranën dhe Partizanin është prestigj i madh për çdo trajner, me siguri kulmi i karrierës. Por në gjithë këto vite teknikët që kanë marrë përsipër këtë detyrë nuk e kanë pasur shumë të lehtë. Pakina ziente, konkurrenca ishte e madhe, presioni gjithashtu, ndërsa tifozët nuk pranojnë as barazimin. Në këto kushte, ishte thuajse i pamundur që një trajner të qëndronte gjatë në stol për të mbyllur i vetëm sezonin.

Shumë më ndryshe nga historia e këtij viti teksa Orges Shehi dhe Kolela kanë qenë në drejtimin e skuadrave respektive që në nisjen e këtij kampionati. Për më tepër janë duke u përballur deri në fund për titullin kampion. Ndoshta kjo është arsyeja se pse asnjë prej tyre nuk ka lëvizur, por e parë në këtë këndvështrim, Shehi dhe Kolela po i japin më shumë seriozitet dhe normalitet kësaj Superiore. Lëvizjet e shumta dhe të shpeshta të trajnerëve nuk janë asgjë më tepër sesa një kaos i mënyrës së funksionimit të një skuadre. Fituesi ka pak rëndësi për personat që janë jashtë këtyre ekipeve, të dyja skuadrat e kanë të fituar titullin e parë në këtë prizëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online