E mbyllur/ Nga grumbullimi me Italinë vjen firma e re, Donaruma nënshkruan kontratën dhe largohet nga Milani

Tashmë gjithçka është zyrtare. Që nga dita e sotme Donnaruma do të jetë lojtari më i ri i PSG. Portieri italian do të kryejë testet mjekësore sot dhe do të nënshkruajë kontratën me sheikët. Paga që do të përfitojë 22 vjeçari është 10 milionë euro neto+ 2 milionë bonuse. Mësohet se Donnaruma do të shkruajë një kontratë 4 vjeçare me të drejtë rinovimi në varësi të performancave.

Kështu përfundon dhe telenovela e Donnarumas me Milanin, e cila filloi që në vitin 2017 kur vetëm 18 vjeç refuzoi të rinovonte kontratën. Në atë kohë Donnaruma kërkoi falje për veprimin e tij, duke theksuar se Milani është fanella që ka ëndërruar. 4 vjet më vonë portieri italian së bashku me agjentin e tij nuk ia dolën t’i bënin presion Maldinit për pagën, duke u detyruar të transferohet tek PSG. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online