Karriera e Mesut Ozilit po shkon në rënie të lirë vitet e fundit. Pas largimit nga Arsenali, ku sezonin e fundit ngrohu stolin, mesfushori turk mendohej se do të ringjallte suksesin e tij në radhët e Fenerbahçes. Por as në Stamboll nuk arrin dot të kthehet protagonist, teksa klubi ka vendosur të ndajë rrugët me të, duke e cilësuar si të paaftë fizikisht për të përballuar kampionatin e tyre.
Ozil prek fundin në karrierën e tij, pavarësisht se është ende në moshën 33-vjeçare. Raportimet e fundit e dërgojnë atë në Angli, por këtë herë në Championship. Më konkretisht është Hull City ai që kërkon shërbimet e Ozilit. Një skuadër kjo që këtë sezon lu.ftoi për mbijetesë dhe mban vendin e 20 nga 24 ekipe në tabelën e renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/