E kryer, Tirana merr mbrojtësin e Vllaznisë

Tirana përforcon mbrojtjen. Afrimi më i ri në klub është ai i Sedat Berishës. 28-vjeçari i lindur në Shkup e ka mbyllur zyrtarisht eksperiencën me Vllazninë.

Palët përfunduan në gjyq, me mbrojtësin i cili kërkontë pagat e prapambetura. Berisha ka dalë lojtar i lirë duke tërhequr letrat nga klubi shkodran.

Pa humbur kohë, mbrojtësi ka firmosur kontratën e re me bardheblutë. Berisha ka nënshkruar për një vit dhe ka dalë në stërvitje me bardheblutë, duke u vendosur nën urdhrat e Ze Marias. Tanimë drejtuesit do tentojnë t’i sjellin brazilianit edhe një sulmues për të mbyllur merkaton.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *