Ferran Torresi i ka dhënë fund dilemave. Kampioni i Botës do të largohet nga Barcelona. Futbollisti spanjoll, nga sezoni i ardhshëm, do të jetë pjesë e PSG-së.
Eksperti i merkatos, Fabricio Romano, ka bërë me dije se Ferran Torresi donte vetëm parisienët dhe palët kanë vulosur më në fund marrëveshjen. Nga ky transferim Barcelona do të përfitojë 50 milionë euro. Me këtë afrim, skuadra e Luis Enrikes bëhet edhe më e frikshme për kundërshtarët./Sport Ekspres/