Myrto Uzuni vazhdon të jetë në një formë të jashtëzakonshme në Leagues Cup, teksa sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me një gol spektakolar për Austin FC ndaj Club América.
Në sfidën e zhvilluar në kuadër të fazës së parë të turneut, Austin FC ishte duke humbur 0-1, pas një autogoli të Jon Gallagher në fillimin e pjesës së dytë. Por skuadra amerikane reagoi dhe në minutën e 67-të ishte pikërisht Uzuni ai që riktheu baraspeshën.
Shqiptari mori topin brenda zonës dhe me një goditje të shkëlqyer me hark e dërgoi topin në rrjetë, duke lënë portierin e Club América, Rodolfo Cota, pa mundësi reagimi. Një tjetër perlë nga Uzuni, i cili po kalon një moment fantastik.
Ky ishte goli i katërt i Myrto Uzunit në këtë edicion të Leagues Cup, duke e vendosur atë mes golashënuesve më të mirë të turneut.
Ndeshja përfundoi 1-1 pas 90 minutash, ndërsa Austin FC fitoi më pas serinë e penalltive dhe siguroi pikën shtesë. Falë këtij rezultati, Austin kaloi në çerekfinale, ku do të përballet me Toluca FC.
Uzuni tashmë po konfirmohet si një nga lojtarët kryesorë të Austin FC dhe forma e tij premton shumë për fazën e ardhshme të kompeticionit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
???? Myrto Uzuni shenon ndaj Club America në Leagues Cup. Ndeshja shkoj në penallti, dhe ai shenoj penalltin poashtu
Patjeter, u zgjedh lojtari i ndeshjes
5 gola e 1 asistim per gjashtë paraqitje në sezonin e ri nga sulmusi pic.twitter.com/qbcY1kFvNW
— AlbanianScout (@albanianscout) August 14, 2026