E KRYER/ Arlind Ajeti lë Torinon për Krotonen

Pas një sezoni për t’u harruar, me shumë dëmtime dhe vetëm 4 ndeshje (një gol) në Serinë A me Torinon, Arlind Ajeti ndryshon ekip.

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare transferohet te Krotone, klub tjetër i Serisë A, që mahniti në pranverë, duke arritur një mbijetesë të pabesueshme.

Ajeti ka arritur marrëveshjen dhe po bëhet gati të udhëtojë drejt jugut të Italisë, ndërsa në mbrëmje do të vijë edhe zyrtarizimi nga dy klubet, që kanë biseduar edhe paraditen e sotme dhe kanë gjetur marrëveshjen.

Për 24-vjeçarin është klubi i tretë në Serinë A, pas Frozinones e Torinos, duke shkëlqyer tek e para, por duke mos ia dalë mbanë te Toro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online