Juventusi i beson shumë aftësive që zotëron sulmuesi shqiptar, Xhakomo Vrioni. Kjo nuk është vetëm një dëshirë e tifozëve shqiptarë që kërkojnë ta shohin futbollistin e tyre në nivelet më të larta të futbollit. Mjafton që të kujtojmë se pasi debutoi në drejtimin e Andrea Pirlos me skuadrën e parë të Juventusit, Vrioni do të kalonte një dëmtim të gjatë që nisi në nëntorin e 2020. Menjëherë sapo u kthye nga lëndimi, do të merrte ftesën për të qenë pjesë e organikës në përballjen kundër Udinezes.
Së bashku me Vrionin ishte edhe vetëm një lojtar tjetër i ardhur nga të rinjtë, në një kohë që Juventusi po lufton për arritjen në Champions League dhe shpëtimin nga turpërimi. Gjithashtu edhe në përgatitjen që po zhvillohet për ndeshjen kundër Milanit, sulmuesi shqiptar është duke u stërvitur me ekipin e parë.
Për më tepër që në ditën e djeshme ishte në grupin fitues në ndeshjen e zhvilluar brenda skuadrës së bashku me emra si Ronaldo, Kuadrado, Kulusuveski dhe Bernadeski. Për këtë futbollist ka shkruar së fundmi edhe “SeriaBNeës” duke e quajtur si “bastin” e Juventusit për të ardhmen. Sipas shkrimit në këtë artikull drejtuesit e bardhezinjëve i besojnë së tepërmi talentit që krahasohet me Manolo Gabbiadinin për shkakun se ka forcën fizike si një nga karakteristikat e tij kryesore dhe se është i aftë për të kontribuar edhe në fazën e ndërtimit të lojës. Vrioni do të shpërthente në kohën kur ishte pjesë e të rinjëve të Sampdorias teksa do të shënonte 17 gola dhe dhuronte 6 asist në 50 ndeshje. /Sport Ekspres/