Deklarata e presidenti të Bajernit që po bën bujë: Tifozët nuk janë lopët që na japin qumësht, kjo është diferenca me Anglinë

Në një kohë kur në media është ngritur së tepërmi diskutimi mbi Superligën dhe egos së tepruar të klubeve për të fituar nga futbolli, presidenti i Bajernit, Uli Hoenes, është ana tjetër e medaljes. Deklarata e tij për rritjen e çmimit të biletave ka marrë jehonë të madhe në rrjetet sociale. Hoenes tregon sesi një rritje drastike për xhepin e tifozëve nuk mund të kontribuojë aspak në përmirësimin e financave të klubit, që përbën ndryshimin me Anglinë.

“Ne mund ta ndryshojmë çmimin e biletës dhe ta vendosim më shumë se 104 paundë. Le të themi se po e dërgojmë shifrën në 300 paundë. Do të kishim 2 milion paundë më shumë, por çfarë janë për ne? Kur bënë merkato me lojtarët ti mund ta arrish këtë shifër duke diskutuar për uljen e çmimit vetëm brenda 5 minutash. Por diferenca mes 104 paundëve dhe 300 paundëve është shumë për tifozët. Ne nuk i mendojmë tifozët si lopë që t’i marrim qumështin. Futbolli është për të gjithë. Kjo është diferenca mes nesh dhe Anglisë”, u shpreh Hoenes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online