“E kotë të sjellësh statistikat me Kombëtaren”, media italiane “zhyt“ Kumbullën: Kryevepra e turpit ishte goli i tretë, dështim total

Marash Kumbulla kalon nga parajsa në ferr në më pak se 10 ditë. Mbrojtësi shqiptar mori një vëmendje të madhe për paraqitjen fantastike me Shqipërinë më 12 tetor, kur bëri që Levandovski të dukej si një sulmues i zakonshëm në fushën e lojës. Vlerësimet do të mbulonin talentin kuqezi, por shpejt do ia linin vendin kritikave të ashpra. Roma u mposht 6-1 nga Bodo/Glimt dhe një peshë të mirë të fajit e merr mbi supe pikërisht Kumbulla. “Calcomercato.com” ka vlerësuar me notën 2 Marashin, duke e “zhytur” thellë në faj për paraqitjen e bërë.

“Është e kotë të sjellësh në Trigoria statistikat e grumbulluara në Kombëtare. Kur vihet në pikëpyetje, tregon boshllëqe të dukshme nga pikëpamja e pozicionit dhe e përqendrimit. Sonte ai as nuk duket i përshtatshëm për të luajtur në një skuadër të Serie A. Goli i parë i Bodos është kryesisht përgjegjësia e tij dhe madje edhe pas dyfishimit ai mbetet i shtypur në zonë. Kryevepra e turpit, megjithatë, është 3-1 kur mbetet shumë larg nga njeriu në shtyllën e afërt. Përsëritet në poker duke e bërë Solbakken të ikë dhe të mos jetë i lumtur as në pesë. Formacioni me 4 lojtarë nuk e vlerëson atë, por alibitë janë për njerëzit e dobët. Dështim total”, shkruan “Calcomercato.com”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online