Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi u duk se kishte bërë gati valixhet për tu larguar nga skuadra e Goztepes, por me zhvillimet e fundit në ekipin turk, duket se 28-vjeçari do të qëndrojë.
U përfol shumë për një largim te sulmuesit kuqezi dhe një afrimi të bomberit gjerman Mario Gomesh, por klubi ka vendosur që t’i japë një tjetër mundësi Cikalleshit.
Sulmuesi shtatlartë shihet si një lojtar i rëndësishëm nga drejtuesit e Goztepes, që kanë refuzuar ofertat e ardhur për shërbimet e bomberit shqiptar.
Duke parë që sulmuesit e tjerë të skuadrës, Samed Ali dhe Jan Gufran, të cilët nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë, drejtori teknik i klubit, Kemal Ozdes ka vendosur që të mbajë Cikalleshin në skuadër.
Në pjesën e dytë të sezonit, pritet të ketë më shumë mundësi në formacion për sulmuesin 28-vjeçar, i cili gjatë pjesës së parë nuk është aktivizuar shumë me skuadrën turke.