Liverpuli barazoi ndaj Realit të Madridit, duke mos arritur kështu te kualifikohet në gjysmë finale të Uefa Champions League. Të kuqtë ishin në dominim total të lojës, por skuadra e Zinedine Zidane arrin të mbajë portën e paprekur. Liverpuli kishte dhe presioni e humbjes së ndeshjes së parë, çka i pengoi ata të ruanin qetësinë para portës.
Trajneri i Liverpulit deklaroi se skuadra ishte në formën e duhur ditën e sotme dhe e vuri në presion total Realin e Madridit, por sipas tij ndeshja ishte e humbur që në Madrid. “Ne e mbajtën Realin e Madridit aty ku e donim në pjesën e parë. Nuk e humbëm kualifikimin sonte , por në Madrid. Dëshira ishte tek lojtarët sonte. Kjo lojë duhet të kishte patjetër një gol për ne”- tha Klop. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/