E kërkonin në ishull, por rinovon me “Aspirinat”, Beili: Falenderoj Leverkusen për besimin

Leon Beili ishte një nga objektivat e Çelsit dhe Arsenalit, por 21 vjeçari xhamaikan ka rinovuar kontratën me Bajer Leverkusen deri në vitin 2023 Ai ndihet i lumtur që do të vazhdojë karrierën me ekipin gjerman dhe flet fjalët e para

“Ky rinovim i kontratës është demonstrimi se sa e kam vlerësuar mbështetjen që kisha dhe gjithmonë e kam shprehur se ndihem i lumtur te Leverkuseni. Kemi një ekip të ri dhe mund të arrijmë larg.

Objektivi im është që të shpërblej besimin e dhënë, duke bërë ndeshje të mira dhe të rritem akoma dhe më shumë” përfundon sulmuesi ofensiv i “Aspirinave”, i cili shënoi 9 gola gjatë sezonit të shkuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *