Sasuolo është në kërkim të një mbrojtësi. Në stolin e ekipit është ulur ish-trajneri i Beneventos, Roberto De Zerbi. Ky i fundit po mendon të marrë me vete një nga mbrojtësit që kishte tek Benevento.
Siç citon “Gazzetta di Modena”, Berat Gjimshiti dhe mbrojtësi rumun Alin Toska janë të preferuarit e De Zerbit. Gjimshiti, kartonin e të cilit e zotëron Atalanta, mund të vazhdojë aventurën në Serinë A me ekipin e Sasuolos.
25-vjeçari i kombëtares kuqezi zhvilloi 30 ndeshje sezonin e kaluar me Beneventon. Ai tashmë pret telefonatën e Sasuolos për t’u bashkuar me teknikun De Zerbi. Interesimi për mbrojtësin e kombëtares është i hershëm, por Atalanta është klubi që vendosë për të ardhmen e tij.