Skënderbeu kërkoi me ngulm një mesfushor qendror në verë, por nuk e mori dot për shkak se ishte nën kontratë. Bëhej fjalë për një lojtar që kish veshur edhe më parë fanellën e korçarëve. Ai është mesfushori Eskerdinja, 28-vjeçar që ka luajtur edhe në grupet e Europa League me fanellën bardhekuqe.
Ferroviário, klubi që e kishte nën kontratë mesfushorin, ka arritur marrëveshjen për ta huazuar atë në Meksikë te Alebrijes de Oaxaca. Nga 1 janari Eskerdinja mund t’i bashkohet skuadrës së re, që garon në ligën e dytë meksikane, ku merr pjesë e ekipi i Maradonës, Dorado.
Siguen llegando los refuerzos para el #Clausura2019
le damos la bienvenida al brasileño.
??? Francisco Lisvaldo Duarte "Esquerdinha"???#Clausura2019#AlebrijesDePrimera??? pic.twitter.com/QDWM1Lksa8— Alebrijes Oaxaca (@AlebrijesOaxaca) December 23, 2018
Eskerdinja te Skënderbeu është aktivizuar në sezonin 2015-2016. Në kampionat ai luajti 31 ndeshje (15 si titullar) dhe arriti të shënonte dy gola në një fitore 6-1 të arritur kundër Laçit. mesfushori numëron 11 ndeshje në kupat e Europës dhe ka arritur t’i shënojë edhe Dinamos së Zagrebit me fanellën e korçarëve.