Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” është duke u folur për zgjedhjet e ardhshme për president në FSHF. Teksa është prekur tema e parave që kanë mbërritur për Tiranën nga UEFA, me të gjitha hipotezat e ngritura se kanë shkuar në llogari jozyrtare të klubit, Gerti Çarçani është shprehur:
“Me një hulumtim të timin si gazetar, i kam parë të gjitha dokumentat, paratë kanë shkuar vetëm në llogarinë zyrtare të klubit të Tiranës. Një një ballafaqim të dytë do të japim edhe faktet. Fjalën po e them unë, përgjegjësinë e mbaj unë. Nëse përmbarimi nuk është i zoti që të bllokojë lekët, atëherë është punë tjetër”, tha Carçani. /Sport Ekspres/