VIDEO/ Festë e çmendur në “San Siro“, Interi fundos Juventusin në sekondën e fundit dhe fiton Superkupën e Italisë

Një ndeshje e tejzgjatur që u mbyll me një fund të pabesueshëm. E tillë ishte finalja mes Interit dhe Juventusit mbrëmjen e sotme. Mckennie kaloi “zonjën e vjetër“ në avantazh në minutën e 25, ndërsa vetëm 10 minuta më vonë Lautaro Martizes i kundërpërgjigjet me një gol nga pika e bardhë e penalltisë.

Zikaltrit dominojnë lojën, por përsëri 90 minuta janë të pamjaftushme për të përcaktuar fituesin. Superkupa e Italisë shkon në shtesa dhe në momentin kur të gjithë mendonin se gjithçka do të zgjidhej nga ruleta e penalltive vjen e papritura.

Alex Sandro gabon me uljen e topit në zonë dhe Darmian përfiton për të pasuar te Alexis Sanches. I gjendur vetëm shumë pak larg portës, kiliani nuk e ka aspak të vështirë të tundë rrjetën. Një gol ky i shënuar në sekondën e fundit të takimit, që ndez një festë të çmendur në “San Siro“. Interi fiton kështu finalen e Superkupës së Italisë dhe Inzaghi e ngre për të tretën herë këtë trofe në duart e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online