E FUNDIT/ U shtrua në spital dhe solli panik në Itali e Shqipëri, Etrit Berisha bën reagimin e parë

Etrit Berisha është shtruar në spital gjatë ditës së djeshme pas infektimit nga pandemia. Gjendja shëndetsore e gardianit kuqezi ishte disi më e rënduar dhe kërkonte më tepër analiza të specifikuara. Kjo do të sillte panik në Shqipëri dhe Itali, teksa në shtetin fqinj është rasti i parë që një lojtar profesionist përfundon në spital nga COVID-19.

Reagime për mbështetjen ndaj Berishës në këto momente të vështira kanë ardhur nga kudo, mes të cilëve ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ndërkohë portieri kuqezi ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale vetëm pak minuta më parë për të qetësuar dashamirësit:” Përshëndetje të gjithëve. Dua t’ju informoj se kontrollin që kam pasur dje ka shkuar gjithçka mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet dhe shihemi shpejt”, shkruan Berisha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online