E BUJSHME/ “Do të luajë me Mesin vitin tjetër”, Nejmar e thotë hapur dhe i mërzitur nga Mbape

Nejmar e ka pranuar hapur teksa po fliste në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Manchester United, duke treguar se do të ribashkohet me Lionel Mesin. Teksa tregon si asnjëherë më parë dëshirën e madhe për të luajtur me yllin argjentinas, gazetari e ka pyetur se kur mund të vijë dita e ribashkimit.

“Me siguri në vitin e ardhshëm”, do të shprehej Nejmar. Sigurisht që kjo nuk nënkupton një rikthim të brazilianit tek Barcelona që po kalon krizën totale dhe nuk ka mundësi për të blerë kartonin e tij. Por përse kjo deklaratë vjen në këtë moment? Nejmar ishte njëkohësisht i frustruar me shokun e tij të skuadrës, Mbape.

Ky i fundit e ka tepruar me egoizmin e tij ndaj Manchester United duke vendosur gjithë skuadrën në rrezik me rezultatin vetëm për golin personal. Teksa do të bënte gjithçka vetë dhe Nejmar do të gjendej me portën e boshatisur, Mbape nuk zgjodhi që ta shërbejë duke goditur vetë në portë, për ta humbur mundësinë. Në një rast thuajse identik ndaj Arsenalit, Nejmar ka zgjedhur që t’i pasojë Mesit dhe këto kujtime shfaqen për të mbërritur te deklarata e bujshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online