E fundit/ Tirana reagon pas dënimit: Jo vetëm që e merituam, por ishte shumë pak për ne

Tirana është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me një gjobë prej 50 mijë lekë të reja, sa i përket hedhjes së shisheve plastike nga ana e tifozëve në takimin ndaj Teutës. Bardheblutë prisnin një dënim shumë herë më të rëndë, aqsa nëpërmjet një reagimi zyrtar, Tirana shprehet se ishte gjithçka e merituar. Në prag të ndeshjes me Vllazninë, e gjitha kjo shërben edhe si një sensibilizim për tifozëve.

Reagimi i plotë

Komisioni i Disiplines ka gjobitur sot KF Tiranen me 50 mije leke (te reja), per shkak te shisheve plastike te hedhura ne ndeshjen Tirana – Teuta nga tifozet bardheblu.
Gjoba kete rradhe eshte jo vetem e merituar, por shume e paket ne krahasim me veprimet aspak te hijshme te nje pjese te tifozerise.

Nje vit me pare, per nje shishe plastike stadiumi i mbyll per kater ndeshje. Kete rradhe Disiplina ka toleruar duke u mjaftuar me nje gjobe minimale.
Klubi ju ben thirrje te gjithe tifozeve te ruajne qetesine, mos demtojne skuadren, veten duke mbyllur stadiumin dhe demtuar imazhin e tifozerise me te madhe ne Shqiperi.

Shishet plastike, sendet e forta dhe materialet piroteknike nuk duhen hedhur ne fushe apo tentuar sjellje te tjera jo sportive me to.
Nese kete rradhe Disiplina na fali, ne nje rast te perseritur do na mbyllen dyert e stadiumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online