E FUNDIT/ Te Laçi-Egnatia fiton…Tirana! Kurbinasit ndalen nga shtyllat dhe Puja, Egnatia merr pikën që e nxjerr nga “zona e ftohtë”

Ndeshja mes Laçit dhe Egnatias ka përfunduar në shifrat 0-0, por ka nxjerrë një fitues…Tiranën. Pas këtij ndalimi të Laçit, diferenca me Tiranën kryesuese shkon në 8 pikë. Pjesa e parë ishte disi më e qetë, teksa kurbinasit ishin të tronditur edhe nga ajo e humbje e fundit me bardheblutë.

Por shanset në të dytën ishin të panumërta. Tre herë është ndalur topi në shtyllë, teksa Puja ka treguar nivelin e lartë me goditjen mjeshtërore të Ujkës që po shkonte drejt cepit të portës. Portieri i Egnatias i mohoi golin, ndërsa Guindo përfundoi në një rast si mbrojtësi i munguar i Egnatias.

Me portën e boshatisur, bëri më të vështirën duke nxjerrë topin jashtë portës për të spastruar gjithçka. Një pjesë e dytë e kthyer gati me një portë, por nuk munguan disa raste të Egnatias që kryesisht me anë të Pedro Augustos kërkuan të rrezikonin portën e kundërshtarit. Në fund një pikë që e nxjerr ekipin e Ramadanit nga zona e ftohtë dhe një pikë që e largon Lacin nga Tirana. /Sport Ekspres/

Laçi-Egnatia 0-0

Laçi: Dajsinani, Ziko, Ignjatovic, Malota, Roganovic, Spahiu, Shehu, Ujka, Mazrekaj, Guindo, Akinyemi

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Agbekpornu, Ademi, Duranski, Levendi, Jackson, Pedro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online