E FUNDIT/ Kastrioti-Skënderbeu përfundon në librin e historisë, autogoli i Dumfur çon korçarët në vendin e fundit të Superiores

Kastrioti-Skënderbeu 1-0 Dumfur 31′ autogol

Ndeshja mes Kastriotit dhe Skënderbeut ka hyrë në librin e historisë. Teksa lojtarët po zbrisnin në fushën e blertë ka nisur një konflikt mes Melos Bajramit dhe Bekim Didës. Të dy futbollistët janë ndëshkuar me karton të kuq mes tensionit të madh dhe trajnerët duhej të aktivizonin dy lojtarë të tjerë.

Në fund, Kastrioti ka arritur të fitojë finalen e mbijetesës ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit ishte autogoli i Dumfur, tërësisht i pafat. Pas goditjes së portës së mbrojtur nga Rexhepi në minutën e 31, topi u ndal në shtyllë dhe gjeti fytyrën e Dumfur, për të shkuar në rrjetë. Një episod i tillë vendosi ndeshjen dhe dërgon korçarët në vendin e fundit të renditjes. /Sport Ekspres/

31′ Goool! Në fakt, autogol si në bilardo! Pas gjuajtjes drejt portës së Skënderbeut, topi kap në shtyllë dhe më pas në kokën e Dumfur, duke hyrë në rrjetë. Lojtarët korçarë vendosin duart në kokë, por duhet ta nisin në disavantazh.

0′ E çuditshme në Kamëz. Melos Bajrami dhe Bekim Dida zihen duke dalë drejt fushës dhe ndëshkohen me karton të kuq pa nisur ndeshja. Tension i madh në fushë, teksa trajnerët detyrohen të aktivizojnë dy futbollistë të tjerë…

Kastrioti: Sali, Neziri, Selmani, Dida, Rami, Onanuga, Zogaj, Hasani, Okebugëu, Greca, Kaina.

Skënderbeu: Rexhepi, Bajrami, Shehi, Sadriu, Frashëri, Dëumfour, Jean Victor, Zguro, Vangjeli, Mensah, Nika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online