E fundit/ Partizani mund të buzëqeshë, njofton dy lojtarët që kanë mposhtur Covid-19

Pas problemeve të shumta që kanë pasuar njëra-tjetrën te Partizani, më ne fund vjen një lajm i mirë. Tashmë “të kuqtë” mund të buzëqeshin, teksa në prag të një përballje vendimtare kundër Teutës janë rikthyer dy futbollistë. Dejan Boldor dhe Besnik Ferati kanë mposhtur virusin Covid-19.

Lajmin e përcjell vetë klubi, që njofton se dy lojtarët të cilët rezultuan të parët pozitiv me Koronavirus tashmë gëzojnë shëndet të plotë. Si Boldor ashtu edhe Ferati i janë nënshtruar testit të dytë ditën e premte, nga ku kanë rezultuar negative, duke e larguar kështu virusin famëkeq nga trupi i tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

NJOFTIM

FK Partizani njofton se dy lojtarët e skuadrës, të cilët rezultuan të parët pozitiv me CODIV-19, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë dalë negativ. Të dy pjestarët e ekipit në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ditën e premte i janë nënshtruar testit të dytë dhe nga përgjigjet e ardhura kanë rezultuar negativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online