VIDEO/ Nxënësi e bën mësuesin të flasë me vete! “Tiki-taka” e Artetas dhe Guardiola flet me njeriun e padukshëm

Arsenali ka mposhtur ditën e djeshme Machester City-n me shifrat 2-0, duke kapur kështu finalen e FA Cup. Nxënësi ka mundur profesorin, kjo është ajo çfarë ka ndodhur në gjysmëfinalen e djeshme. Madje duke e bërë edhe të flasë me vete. “Tiki-takën“ e mësuar ta shohim gjithnjë nga skuadrat e Guardiolës këtë herë e kemi parë të aplikohet kundër tij.

Lojtarët e Arsenal kanë kombinuar fare qetësisht topin mes njëri-tjetrit në mbrojtje, për më tepër duke bërë edhe portierin pjesë të lojës. 1 minutë kontroll topi që në fund përfundon me golin e Aubameyang. Një akson ky që meriton duartrokitje dhe paraqitja e “topçinjve” duket se ka dhënë efektet edhe te Guardiola, aq sa për një moment ka nisur të flasë me veten e tij.

I mërzitur, tekniku spanjoll kthehet nga stoli i boshatisur përkrahë tij dhe nis të shpegojë taktikat një njeriu imagjinar. Një video kjo që ka pushtuar rrjetin më pas duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Kinglamarr___/status/1284605144932519937

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online