E FUNDIT/ Partizani kualifikohet në “play off“, pengesa e fundit për në grupe është Astana

Partizani nuk ka lënë vend për surpriza. Pas fitores 1-2 në Letoni, të kuqtë kanë marrë një tjetër fitore, këtë herë 1-0 në “Elbasan Arena”. Ndeshja u vendos në minutën e 21-të të takimit, kur Rrapaj fioi një penallti në zonën kundërshtare. Pranë topit shkoi golashënuesi më i mirë i Partizanit në këto kualifikuese në Kupat e Europës, Tedi Cara. Ky i fundit u tregua i saktë nga 11 metrat, duke e dërguar topin në rrjetë.

Valmiera përpiqet të ndryshojë fatin e takimit, teksa në pjesën e dytë kërcënojnë disa herë portën e Partizanit. Megjithatë topi nuk hyri në rrjetë dhe Partizani siguroi kualifikimin për në “play off”. Pengesa e fundit për të mbërritur në grupet e Ligës së Konferencës do të jetë Astana, e cila është mposhtur nga Ludogoretsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online