E FUNDIT/ Laçi rikthehet te fitorja pas 11 ndeshjesh, kurbinasit kalojnë Teutën në renditje

Dritë në fund të tunelit për Laçin. Kurbinasit janë ritkhyer te fitorja pas 11 ndeshjeve. Fitorja e fundit datonte më 24 janar në Kupën e Shqipërisë përballë Dinamos. Por bardhezinjtë e Cungut kanë mposhtur sot Teutën në “Niko Dovana”.

Ndeshja u vendos në minutën e 72-të nga Kordeiro. Laçia ka marrë kështu tre pik mjaft të vyera, të cilat e kanë dërguar sipër Teutës në tabelën e renditjes. Kurbinasit pozicionohen në endin e 7 me 35 pikë të grumbulluara, ndërsa Teuta e ndjek nga pas me 34 pikë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/