VIDEO/ Plasin polemikat për Liverpool-in, një penallti e dyshimtë i nxjerr me pikë nga “Old Trafford”-i

Liverpool-i është ndalur nga Manchester United-i në garën për titullin kampion. Të kuqtë janë larguar me një barazim 2-2 nga “Old Trafford”-i. Diazi shënoi në minutën e 23-të golin e vetëm të pjesës së parë. Ndërkohë “djajtë e kuq” përmbysën rezultatin në fraksionin e dytë të lojës.

Bruno Fernandezi barazoi rezultatin në minutën e 50, ndërsa në të 67-n Mainoo i dha epërsinë United-it. Në minutën e 84-t, Salah shënoi golin që i dha pikën e vlefshme Liverpool-in. Sulmuesi egjiptian shndërroi në gol një penallti, e cila ka hapur polemika të shumta në rrjet. Elliot u rrëzua në tokë pas një ndërhyrjeje nga Wan-Bissaka, por të shumtë kanë qenë personat që janë të mendimit se lojtari i Liverpool-it simuloi në zonë. Tashmë Liverpool-i ka humbur vendin e parë, të cilin tashmë e mban Arsenali, me pikë të barabarta me ekipin e Klopp-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/