E FUNDIT/ Nuk ka gola në “Air Albania” mes Vllaznisë dhe Partizanit, shkodranët i shkojnë 3 pikë larg kreut

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura kryendeshja e javës së 30 të “Abissnet Superiores”. Nuk ka pasur gola të shënuar mes Partizanit dhe Vllaznisë, pavarësisht tentativave përgjatë 90 minutave. Të dyja skuadrat ruajnë pozicionet e tyre në tabelën e renditjes, duke shtuar nga një pikë në totalin e pikëve të grumbulluara deri më tani. Vllaznia i afrohet pak më tepër Egnatias së vendit të parë, të cilën tani e sheh vetëm 3 pikë larg. Megjithatë, rrogozhinasit kanë një ndeshje më tepër për të zhvilluar ditën e nesërme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/