E FUNDIT/ Kukësi fiton derbin e zonës së ftohtë! Fitore e parë e Dobit që fundos Laçin në Superiore, përfundon edhe Egnatia-Kastrioti

Në ditën e sotme janë luajtur dy takimet e radhës të Superiores. Vëmendjen kryesore e mori derbi mes Laçit dhe Kukësit. Të dy këto ekipe ndodheshin në zonën e ftohtë me një nisje për të ardhur keq. Por verilindorët e drejtuar nga ana e Dobit kanë arritur të fitojnë me shifrat 0-1. Goli i vetëm u shënua nga sulmuesi Barbosa, që me kokë arriti të linte në vend tre lojtarët e Laçit.

Pjesa e parë i takoi Kukësit, që u shfaq më tepër e rrezikshme. Ndërkohë në 10 minutat e dyta kishim një zgjim të Laçit që po e kthente ndeshjen me një portë, por në disa raste Tafas dhe në tjera mbrojtja, arritën ta mbajnë të paprekur rrjetën e tyre. Kështu Laçi shkon në vendin e fundit të Superiores. Nga ana tjetër nuk kishte fitues te Egnatia-Kastrioti. Pavarësisht dëshirës së lojtarëve për të shkuar te goli, të dy këto skuadra duhet të ndanin pikët. /Sport Ekspres/

Laçi-Kukësi 0-1 Barbosa 19′

 

Laçi: Dajsinani, Cucin, Turkaj, Velkovski, Ziko, Manellari, Peterman, Adeleke, Bajramaj, Mazrekaj, Spahiu

Kukësi: Tafas, Ilieski, Pereira, Ebert, Haxhiu, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Ndreca, Berisha, Gyasi, Barbosa

Egnatia-Kastrioti 0-0

Egnatia: Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota, Fangaj; Hamzat, Agbekpornu, Fernando, Zejnullai; Musta, Delarge 

Kastrioti: Sali; Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami; Hasani, Karakaçi, Mehmeti; Greca, Morberk, Zogaj 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online