“Laçi ishte goditur nga Tirana, për herë të parë vinte kështu”! Trajneri i Egnatias: Jemi me fat që kemi këtë president…

Në orën 13:45 janë zhvilluar dy ndeshjet e Superiores. Kastrioti arriti që të fitonte me shifrat 1-0 ndaj Skënderbeut falë autogolit të Dumfur. Gjithashtu në këtë ndeshje ndodhi një episod i veçantë teksa Melos Bajrami dhe Bekim Dida janë konfliktuar para se të hynin në fushë duke u ndëshkuar me karton të kuq. Pas kësaj humbje, Skëndërbeu përfundon në vendin e fundit. Nga krahu tjetër Laçi dhe Egnatia janë ndalur në barazimin pa gola. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Ramadani: “Për herë të parë kemi pasur një Laç që vinte keq psikologjikisht pas humbjes ndaj Tiranës. Më herët Laçi na ka ardhur me shumë fitore radhazi. Shpirti luftarak ka dominuar dhe fati ishte në anën tonë. Para ndeshjes kemi ardhur për të mos humbur, por jo se nuk kishim mundësi për të fituar. Duhet të jemi shumë të kënaqur pasi në këtë fushë, ekipet e tjera kanë dështuar, që janë shumë më të forta se ne. Ilir Ademi ka luajtur me kokërr se kishte dhimbje. Jemi me fat që kemi president të tillë si i yni, pagat vijnë në datën 1 ose 2”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online