E FUNDIT/ Jo vetëm largime, Partizani zyrtarizon marrëveshjen me mbrojtësin e njohur të Superiores

Partizani ka nisur merkaton në mënyrë jo shumë entuziaste për tifozët që shihnin sesi largoheshin emrat më të njohur nga kryeqytetasit. Së fundmi të kuqtë kanë zyrtarizuar afrimin e një lojtari që e njeh mjaft mirë Superioren dhe që ka bindur edhe në sezonin e fundit.

Bëhet fjalë për Emiljano Mustën. Mbrojtësi 29-vjeçar ka hedhur firmën në kontratën e re dhe do të jetë pjesë e Partizanit për dy vitet e ardhshme. Së fundmi Musta ishte pjesë e Laçit duke i dhënë një dorë kurbinasve për arritjen në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *