Po vuajnë për rezultate, Murinjo tregon problemin e Mançesterit: Janë ende disa lojtarë që unë nuk i doja 6 vite më parë

Mançester Junajtidi vazhdon të jetë në krizë rezultatesh. Prej vitesh “djajtë e kuq” janë larg nivelit që historia e klubit e kërkon të jenë. Në një intervistë për “The Telegraph”, Zhoze Murinjo ka thënë se në kampin e Mançesterit janë ende disa lojtarë që ai nuk i dëshironte në ekip që në kohën kur ishte në rolin e trajnerit. Portugezi nuk ka përmendur emra, por ka thënë se lojtarët në fjalë nuk kanë profesionalizmin e duhur.

“Janë ende disa lojtarë te Mançester Junajtedi, të cilët unë nuk i doja 5 apo 6 vite më përpara. Mendoj se ata përfaqësojnë pak nga ajo që unë e konsideroj si profilin më pak të mirë profesional të një klubi të një dimensioni të caktuar”, ka thënë Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/